Furrat në Gjakovë nuk po i shesin bukë gruas serbe që vendosi të jetojë në Kosovë

Mediat serbe shkruajnë se gruaja serbe që vendosi të kthehej në Kosovë për të jetuar, Dragica Gashiq, po vuan aq shumë sa që edhe furrat e bukës, kanë vendosur që mos t’’i shesin bukë. Novosti serb shkruan se Gashiq, ka thënë se nuk e ka provokuar askënd, as nuk e shqetëson dhe banon në apartamentin ku i zotëron të gjitha letrat e Agjencisë së Pronave. “Unë nuk lëndova askënd dhe nuk më intereson nëse dikush pajtohet me vendimin tim për të jetuar këtu”, thotë Dragica. Siç thotë ajo, Ministri Goran Rakić e ndihmoi atë në blerjen e mobileve dhe mallrave. Tani asaj i mungon mielli, majaja dhe një tryezë. Dhe ajo ende nuk ka paguar gjobën prej 400 eurosh për të mos pasur një faturë fiskale për derën e blinduar, të cilën dëshironte të instalonte në apartament, por qeveria lokale nuk e lejoi atë. E pyetur nëse kishte frikë dhe po mendonte të hiqte dorë, ajo u përgjigj: “Sa e çmendur jam, thjesht nuk kam frikë më”, thotë Dragica. Sipas gazetës serbe, tre ditë më parë, shqiptarët dëmtuan gomat në makinën e mikut të saj Vuksan Gojkovic, i cili herë pas here i dhuron ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme për të. “Unë kam qenë në banesën e Dragicës, dhe kam parkuar makinën para ndërtesës. Kur dola, kuptova që gomat ishin çfryrë dhe pllaka e përparme u nxor dhe u palos, u la në fshirëse”, shpjegon ai.

Comments

Popular posts from this blog

Përshkruani me një fjalë Hashim Thaqin, a i besoni?Po apo Jo? A deshironi rikthimin e tij?

Haradinaj: Kush nuk ma jep votën nuk është me mua e as me Kosovën

Kompania udhëtimeve“Bledi Travel” i shpreh ngushllime kompanis te udhtimeve “Deva”klikoni