Kurti: Un nuk jam ‘Hajn’, mos më krahasoni me qeveritë e kaluara

Para deputetëve, kreu qeveritar ka paraqitur edhe të arriturat, që siç tha janë realizuar në këta muaj qeverise. “Qeveria jonë nuk krahasohet me qeveritë e mëparshme, gara jonë po theksojë nuk është me të kaluarën, por të ardhmen. Këto janë ditët e kthesës drejtë zhvillimit”, tha ai. Sipas tij, nën qeverinë e tij, ka pasur ndryshime pozitive sa i përket zhvillimit ekonomik, derisa paraqiti edhe disa nga shifrat për “ringjallje ekonomike”. “Këto ndryshime pozitive janë rezultat i shumë faktorëve, por s’ka dyshim se rritja e besimit në institucione dhe punën e qeverisë, optimizmi dhe shpresa e qytetarëve për qeverinë e re janë faktorët kryesor. Janë efekte pozitive në ekonomi procesi dhe rezultati i zgjedhjeve në shkurt të këtij viti. Buxheti ka mundësuar dizajnimin e një pako të re që mundëson ringjalljen ekonomike të vendit dhe krijonin bazën për ekonomi të qëndrueshëm për vitet në vijim. Për rritjen ekonomike që e rritë mirëqenien e qytetarëve do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje, përmes pakos për ringjallje të vendit. Pako e rendit parasheh kontribut në ekonomi në vlerë prej 1.1 miliard euro”, u shpreh ai.

Comments

Popular posts from this blog

Përshkruani me një fjalë Hashim Thaqin, a i besoni?Po apo Jo? A deshironi rikthimin e tij?

Haradinaj: Kush nuk ma jep votën nuk është me mua e as me Kosovën

Kompania udhëtimeve“Bledi Travel” i shpreh ngushllime kompanis te udhtimeve “Deva”klikoni